Bekim Haxhiu, deputet i Kuvendit të Kosovës i cili më 9 mars kishte proceduar kërkesën për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit për qytetarët e Kosovës, ka thënë se janë edhe mbi 10 deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje që përkrahin një iniciativë të tillë.
Haxhiu ka thënë se është duke punuar edhe me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e për të cilët thonë se kanë marrë një PO nga ta se do të votojnë për ndryshim plotësimin e ligjit për kursimet pensionale.
“Qeveria ka 30 ditë për të kthyer përgjigje por deri tash nuk ka një mendim nga ana e tyre. Unë po vazhdoj të flas me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje e të cilët janë pro idesë së lejimit të tërheqjes së një shumë nga Trusti”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka thënë se në momentin kur të vjen në seancë plotësimin ndryshimi për Trustin nuk ka shumë punë dhe se seanca mund të përfundojë shpejtë.
“Duhet vetëm një nen neni 12 të ndryshohet i ligjit për trustin sikurse që kishte ndodhur edhe më herët”, ka thënë Haxhiu.
Sipas tij janë 12 deputetë të VV-së që i kanë premtuar se do të votojnë plotësim ndryshimin e ligjit.
“Janë ata deputetë që kanë kundërshtuar projektligjin për Kodin Civil… janë 12 ….” ka thënë ndër të tjera Bekim Haxhiu i PDK-së.
Sipas tij Kuvendi do të vendosë nëse përqindja që ka kërkuar ai do të jetësohet.
“Ideja është nga 10 deri në 30 për qind e mjeteve të Trustit. Sa më shpejt që procedohet në Kuvend aq më mirë për shkak se qytetarët po e kërkojnë një gjë të tillë”, tha ai.
Ndryshe PDK, LDK, AAK janë PËR që të lejohet tërheqja e shumës së parave nga Trusti për shkak se çmimet bazike janë ngritur jashtë çdo norme.
Edhe deputetë të komuniteteve i kanë thënë PO kësaj nisme.







