Bekim Haxhiu: Po të kishte Prokurori të pavarur sot do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shkruar në “Facebook”, se para disa muajve e ka ngritur çështjen e vaksinave AstraZeneca, të cilat u pranuan donacion nga Norvegjia e të cilat vet Norvegjia, sipas Haxhiut, i kishte larguar nga përdorimi pasi ishin me kohë të shkurtër të afatit të përdorimit.

Sot, Haxhiu thotë se për këtë skandal Prokuroria e Kosovës, po të ishte e pavarur do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit AstraZenca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE .

“Edhe pse këto vaksina janë pranuar në kundërshtim me Ligjin, sikur MSH të  punonte ditëve të vikendit, të vaksinonte qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe vaksinat AstraZeneca”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë i Bekim Haxhiut:

Para disa muajve e kam ngritur çështjen e vaksinave AstraZeneca, të cilat u pranuan donacion nga Norvegjia e të cilat vet Norvegjia i kishte larguar nga përdorimi pasi ishin me kohë të shkurtër të afatit të përdorimit, pra në prag të skadimit, në kundërshtim me Ligjin Për Paisje dhe Produkte Medicinale.

Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE .

Edhe pse këto vaksina janë pranuar në kundërshtim me Ligjin, sikur MSH të  punonte ditëve të vikendit, të vaksinonte qytetarët, atëherë do të adminstroheshin edhe vaksinat AstraZeneca.

Paramendojeni vetëm nga data 15 qershor 2021 kur është premtuar vaksinimi masiv i cili nuk ka ndodhë, deri më sot Ministria e Shëndetësisë ka abstenuar 18 ditë të  vikendeve nga vaksinimi masiv.

Vaksinat AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia kanë mbetur në stok sepse Arben Vitia ka shkelur :

Ligjin Nr. 04/L -190

PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE

Neni 40.

Donacionet e produkteve medicinale dhe pajisjeve medicinale:

3.4. nëse produkti dhe paisja medicinal ka të përcaktuar kohëzgjatjen e tërësishme për përdorim një vit ose më pak pas prodhimit, atëherë importi duhet të lejohet nëse produkti medicinal ka 2/3 e këtij afati në kohën kur importohet në Republikën e Kosovës.

4. Produktet medicinale që janë donacion, e që importohen në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji duhet të kthehen prapa tek dërguesi.

Ky është skandali i radhës i keqmenaxhimit të pandemisë nga ministri Vitia.

Ky është donacioni i dytë i Arben Vitisë që përfundon në depo dhe duhet të asgjësohet bashkë me 1000 testet e pranuar donacion nga Serbia.

Ne sot veç po lutemi për shëndetin e qytetarëve, e vetëdijen e tyre të kenë kujdes, se sa për këtë Qeveri na mori pusi si popull.