Bekim Haxhiu: PDK do të fitojë Prishtinën e Prizrenin

Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu ka folur për zgjedhjen e Memli Krasniqit kryetar të PDK’së. Haxhiu thotë se u realizua një proces demokratik ku gara ishte e hapur. Pjesëmarrja e vetëm një kandidati sipas tij, nuk do të thotë se s’ka demokraci në këtë parti.

Haxhiu në emisionin DPT te Fidani shpjegon atë që e quan ‘hezitim” prej të tjerëve për të garuar me Krasniqin.

“Memlin e kanë parë si kandidat të fortë”, thotë Haxhiu.

Por a mendon Haxhiu se Memli Krasniqi është kryetari i duhur për këtë parti?

“Është kryetar i PDK’së, është i duhuri pasi e kanë zgjedhur delegatët e Konventës, s’ka afera gjatë kohës sa ishte ministër”, thotë Haxhiu.

Haxhiu thotë se PDK’në e bën vlerë të luftës historia e saj dhe jo ata që e udhëheqin.

Por çfarë rezultati pret Haxhiu nga zgjedhjet lokale të tetorit.

“Unë mendoj shumë, që qytetarët janë duke e parë mashtrimin që ka ndodhur më 14 shkurt. Çdo ditë e kësaj qeverie po e dëshmon se të gjitha premtimet e Kurtit dhe VV’së para 14 shkurtit kanë qenë mashtrim”, tha Haxhiu.

“Presim me shku në balotazh e pastaj me fitu Prishtinën dhe Mitrovicën. Presim me rikthy Prizrenin. Kemi me mbajt Drenasin, Ferizajin. Shtimen e fitojmë”, tha Haxhiu.

E gjithë kjo tha se bazohet në sondazhet e brendshme të PDK’së.