Në një takim të veçantë të mbajtur në Skenderaj, kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 109, Bekim Haxhiu, ka takuar bashkëluftëtarët e orëve të para të lirisë, Jetulla Gecin, Nuradin Lushtakun dhe Haki Drenicën.

Sipas Haxhiut, bëhet fjalë për figura që, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari, nisën rrugëtimin që çoi nga epoka e robërisë drejt epokës së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai theksoi se mbështetja që po merr nga bashkëluftëtarët dhe qytetarët në këtë proces zgjedhor përbën një garanci për fitoren e Partia Demokratike e Kosovës, me synimin për të sjellë ndryshime pozitive në vend, për të ndalur krizën dhe, siç u shpreh ai, degradimin e shtetit.

“Mirënjohës për kontributin dhe mbështetjen e bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve anëkënd Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu pas takimit.

Takimi në Skenderaj vjen në kuadër të aktiviteteve të fushatës së kandidatit të PDK-së, i cili po vazhdon takimet me qytetarë dhe përkrahës në komuna të ndryshme të Kosovës.