Bekim Haxhiu: Albin Kurti ia ka ndërpre projektet Bekim Jasharit

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, thotë se kryeministri Albin Kurti me ardhjen në pushtet ia ka ndërpre projektet Bekim Jasharit në Skenderaj. Tha se vendimi që VV të mos kandidojë askënd kundër Bekim Jasharit për kryetar të kësaj komune është “improvizim”.

“Kjo Vetëvendosje me në krye kryetarin e VV’së në Skenderaj ka qenë kundër Bekim Jasharit katër vjet”, thotë Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

“Hysni Mehani, kryetari i qendrës së Vetëvendosjes ka dërguar kallëzim penal, jo një por 2 në atë stilin e Isa Mustafës”, shtoi ai.

“Albin Kurti nuk e ka përkrah Bekim Jasharin, ia ka ndërpre projektet për Drenicën, ia ka ndërpre projektet për Skenderajn”, theksoi Haxhiu.