Dega e PDK-së në Lipjan ka njoftuar sot se Bekim Bytyqi, ish-anëtar i LDK-së nga tash do te jetë pjesë e PDK-së duke ofruar mbështetje të plotë për kryetarin Shukri Buja.
“Bekim Bytyqi nga Qylaga, së bashku me familjen e tij, anëtarë të deritanishëm të LDK-së, sot aderuan në radhët e PDK-së dhe ofruan mbështetje të plotë për Kryetarin Shukri Buja”, thuhet në njoftimin e PDK-së.
Njoftimi i plotë:
Mirëmëngjesi, Lipjan!
Bekim Bytyqi nga Qylaga, së bashku me familjen e tij, anëtarë të deritanishëm të LDK-së, sot aderuan në radhët e PDK-së dhe ofruan mbështetje të plotë për Kryetarin Shukri Buja.
Ky bashkim është dëshmi se vizioni ynë për zhvillimin e Lipjanit po fiton gjithnjë e më shumë përkrahje nga qytetarët e të gjitha fshatrave e lagjeve.
Fitorja është e jona!







