Bekim Brestovci largohet nga NISMA, thotë se nuk e ka plan t’i bashkohet asnjë subjekti tjetër politik

Bekim Brestovci ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Nismës në Prishtinë dhe nga pozita e anëtarit të kryesisë qendrore të kësaj partie.

Ai thotë se largimi nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin e tij për aderim në ndonjë parti politike por eshtë një shprehje e vullnetit personal për të vazhduar aktivitetin e mëtutjeshëm pa përkatësi politike.

Postimi i plotë:

Dorëheqje:

Të nderuar miq, familjar  e mbështetës të mi.

Sot në takimin e kryesisë së  Nismës Socialdemokrate-Dega Prishtinë, pas një njoftimi paraprak të kryetarit të  Partisë, Fatmir Limaj, dhashë dorëheqjen time nga funksioni i kryetarit të Degës, dorëheqje kjo e cila me automatizëm nënkupton edhe pushimin e funksionit tim, anëtar i kryesisë qendrore të Nismës Socialdemokrate.

Dua sot , në shenjë falenderimi ndaj kryetarit Limaj, një mikut tim të çmuar dhe në shenjë falenderimi ndaj shumë bashkëpuntorëve e mbështetësve të mi, në kujtesën tuaj, përmes videos së postuar, të sjelli 19. Gushtin e vitit 2019, ditën e aderimit tim në NismaSocialdemokrate.

Pata nderin që gjat rrugëtimit tim politik me Nismën, të jam dy her pjese e listës garuese për Deputet të Republikës së Kosovës dhe gati për 10 Muaj të mbaj pozitën e Zëvendësministrit në MPJD,  gjat Qeverisë Hoti.

Largimi im nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin tim për aderim në ndonje Parti politike por eshtë nje shprehje e vullnetit tim personal për të vazhdu aktivitetin tim të mëtutjeshëm pa përkatësi politike.

Nismës Socialdemokate në përgjithesi e Degës per Prishtinën në veqanti ju uroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre politik dhe në avansimin  e politikave socialdemokrate në vend.

I juaji Bekim Brestovci