Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, njihet për aktivitet të shtuar fizik, por jo vetëm kaq. Beka njihet edhe si konsumator i madh i kafesë.

Mirëpo, në këtë kohë koronavirusi që ka ndikuar edhe në mbylljen e lokaleve hoteliere dhe në mungesë të kafeve, ai ka zgjedhur që ditën ta kalojë në Bjeshkën e Gjeravicës (Bjeshka e Junikut), shkruan Ballkani.info.

Bashkë me disa miq, ai është ngjitur lartë në bjeshkë, por jo vetëm kaq. Berisha ka vendosur që edhe ta provojë ujin e Gjeravicës, duke u ‘freskuar’ në ujin e borës.

Ballkani.info ju sjellë videon nga momenti Kur Beka dhe miqtë e tij lahen në “lëngun e borës”. /Ballkani.info/