Bekë Berisha: S’kam dilema që Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia

Kandidati për kryetar të Istogut nga AAK, Bekë Berisha ka thënë për kryeministrin Albin Kurit, se ky i fundit është i rekrutuar nga Serbia dhe punon kundër interesit të Kosovës.

“S’kam dilema që Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia dhe që punon kundër interesit të Kosovës”, është shprehur Berisha.

Tutje, Berisha tha se Kurti e urren UÇK’në dhe këtë është duke e dëshmuar çdo ditë, shkruan Express.

“Albin Kurit e urren UÇK’në dhe për këtë jam i bindur. Këtë është duke e dëshmuar për çdo ditë. Është duke e dëshmuar edhe zonja Schwarc”, ka thënë Berisha.

Tutje, ai tregoi arsyet pse ka vendosur të kandidojë për kryetar të Istogut. Berisha tha se tashmë është i përmbushur politikisht pasi është zgjedhur tri herë deputet, andaj potencialin e tij politik, tha se dëshiron ta japë në vendlindje.

“Istogu për mua është i rëndësishëm, është vendlindja ime. Unë jam përmbushur politikisht, jam zgjedhur tri herë deputet”, është shprehur Berisha.

Tutje, Berisha tha se një ndër arsyet pse ka vendosur të kandidojë për kryetar të Istogut është rinia e vendlindjes së tij, ku sipas Berishës, deri tash 13 mijë të rinj kanë deponuar dokumente që të ikin nga Kosova.

“Kudo që kam marrë vota, kam qenë korrekt me votuesit e mi. Tash pasi Istogu nuk po funksionon si duhet, dua t’i ndaloj rininë të mos dalin jashtë sepse janë disa statistika ku tregojnë që 13 mijë të rinj që kanë deponuar dokumentacione me ik nga Kosova”, ka thënë Berisha.

“Kjo më bën që të shkoj atje dhe ta ngjalli ekonominë sepse Istogu ka potencial të madh. Kam potencial dhe përvojë të mjaftueshme për ta ngjallur Istogun”, shtoi Berisha.