Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pasur një takim me deputetin nga partia e tij AAK, Bekë Berisha.
Haradinaj ka shkruar se ka mirëpritur idenë e deputetit Berisha që t’i propozohet Presidentit për shpalljen Hero të Kosovës, Selman Kadri Hasanajn.
Kryeministri ka thënë se Selman Kadria ishte veprimtar i çështjes shqiptare dhe kryengritës kundër pushtimi të Kosovës nga Serbia Mbretërore dhe me dekorimin e tij do të vlerësohet një figurë emblematike e lëvizjes shqiptare për liri kombëtare.







