Kandidati për deputet dhe deputeti aktual i AAK-së, Bekë Berisha ka qenë sonte i pranishëm në Podujeve në tubimin e kësaj partie ku janë prezantuar kandidatët për deputetë.

“Në qytetin e Podujevës u mblodhëm sonte me strukturat e AAK-së, për t’i promovuar kandidatët për deputetë të kësaj ane. Miku im dhe kolegu i dëshmuar, Besnik Tahiri, së bashku me emrat premtues si Arbnor Fazliu dhe Burim Hasani, janë një vlerë e shtuar e listës sonë për fitoren e 9 shkurtit”, ka shkruar Berisha.

Ai tutje ka thënë se së bashku, do ta çojnë përpara zhvillimin e këtij qyteti dhe të gjithë Kosovës.

“Angazhimi dhe vizioni ynë janë garanci për një mandat të suksesshëm dhe për një ndryshim të prekshëm!”, ka shkruar në fund Berisha. /Ballkani.info/