Bekë Berisha: LDK duket paqësore, por është më e rrezikshme se PDK-ja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë se Lidhja Demokratike di të jetë më e rrezikshme se partia e udhëhequr nga Kadri Veseli.

Berisha duke folur në Pressing me Leonard Kerqukin në T7, citon zyrtarë të kësaj partie që lëshojnë akuza rreth punësimeve familjare, derisa thotë se njësoj kanë vepruar edhe vetë ata.

Ndërkohë, ai u ka bërë thirrje të rinjve që të mos largohen nga Kosova.

“Qëndroni ta bëjmë mirë këtu. Nuk është më mirë as në Gjermani’, tha ai.