Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha sot ka takuar familjen e bashkëluftëtarit, Avni Fetahaj, shkruan Gazeta Demos.
“Kënaqësi dhe nder për mua që të jem i pranishëm tek familja e bashkëluftëtarit tim, Avni Fetahaj, në fshatin Gurrakoc”, shkroi Berisha.
Berisha e falënderoj familjen e Fetahaj për mikëpritjen e pashoq dhe mbështetjen e plotë drejt synimeve tona.







