Bekë Berisha i kërkon PDK-së të kërkojë falje për deklaratën e Blerta Deliut për Komandant Malishevën

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetja Blerta Deliu dhe PDK-ja që të kërkojnë falje për deklaratat për cilësimet si terroristë për kunatin e ministres Albulena Haxhiu i cili është I arrestuar me grupin e Kumanovës.

“Poashtu për deputeten dhe PDK-në i kërkoj me i kërku falje familjeve për atë deklaratë, jo me i kërku falje ministres se ndodhë që kjo bëhet nervoz edhe kjo flet qashtu, por qatyne familjeve, qatyne njerëzve është tepër edhe nuk kërkohet prej neve me cilësu askend terrorist, ndoshta ata janë njerëz që e kanë vazhdu ëndrrën për bashkim kombëtar, pres prej PDK-së me kërku falje, jo ministres as neve këtu por të gjithë njerëzve që janë ndi keq me atë deklaratë”, ka thënë ai.

Ai kërkoi edhe nga ministrja e Drejtësisë që të flasë për ligjet dhe jo të fjaloset me deputetët.

“Së pari po du ministres me ia thënë nja dy fjalë, mendoj se për ministren është me rëndësi me i kalu ligjet, por si duket ti e ke më të rëndësishme me I thanë diçka një deputeti tjetër apo me u fjalos pastaj ndodhi edhe ajo tjetra”, tha ai.