Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i është drejtuar një deputeti të Vetëvendosjes gjatë kohës që po fliste.
Nuk dihet se cili deputet i VV-së ka qenë që ka ndërhyrë gjatë kohës që po fliste Berisha.
“Veç mos më shti me të ardhë qaty. Mos ndërhyj kur jam tu fol, se jam tu fol përnime”, tha Berisha.
“Me rrajë kur familja e tij sen për vend s’ka ba, edhe merr shumë vota. Nashta është koha e rrencave, nashta zgjat edhe nja 10 vjet. Nuk guxojmë me dështu shtetin”, tha ai
Ai po ashtu ka pyetur se ku është Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, që nuk po i tregon botës për krimet që kanë ndodhur në Kosovë.
“Po shoh plot deputetë që po dalin dhe mbajnë fjalime se qysh Serbia ka bo krime në Kosovë, qysh na kanë sulmu, na të pafajshëm, nuk u përgjigj kërkush, po na e dimë këto, krejt historinë, por çka është ka bën ministrja e Punëve të Jashtme që krejt këto sene s’po ia tregon botës?! A ka shqiptarë që e din që u dënu ndonjë serb ose u përgjigj për gjenocidin dhe krimet në Kosovë, po jena mbet tu i kallëzu njani tjetrit qysh Serbia është e keqe. Ku është ministrja e Punëve të Jashtme? Kemi boll njerëz nëpër botë le t;iu kallëzon ndërkombëtarëve, për këtë e kemi kërku një hetim të tretë ndërkombëtar. Le t’i tregon botës se cka ka ndodh me popullin tonë, se as për një masakër nuk u përgjigj Serbia kurrë”, tha Berisha.






