Bekë Berisha fton qytetarët që të ushqejnë qenët endacak: Agresiviteti i tyre është si pasojë e mos-ushqimit

Ish-deputeti i AAK-së, Bekë Berisha përmes një postimi në Facebook ka ftuar qytetarët e Kosovës që të ushqejnë qenët endacak.

Ai ka publikuar një fotografi nga dita e sotshme, ku shihet duke ushqyer qenët endacak, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot i ushqyem qentë endacak,

Ju ftoj te gjithëve qe ushqimin e tepërt ta shfrytëzojnë dhe të dalin t’i ushqejne,agresiviteti i tyre është si pasojë e mos-ushqimit.