Bekë Berisha e këshillon Agim Veliun: Shkarkoje drejtorin Përgjithshëm të Policisë

Në seancën ku po flitet për hyrjen e forcave serbe në Karaçevë, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha i dha këshillë ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut që ta shkarkojë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Berisha i tha Veliut që ta shkarkojë menjëherë Rashit Qalajn, dhe ta emërojë dikë tjetër.

Ashpër ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi i cili e quajti Veliun të papërgjegjshëm.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se rasti i Karaçevës do të duhej të diskutohej në Uashington e Bruksel.