Bekë Berisha nuk do të jetë kryetar i Sigal Prishtinës. KOHA ka mësuar se ai ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së shtunë.

Berisha u emërua kryetar i klubit “bardhekaltër” më 14 janar, ndërsa dorëheqja e tij është bërë tri ditë më pas.

Edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit para dy ditësh në një reagim ka thënë se Bekë Berisha duhet të zgjedhë ose të jetë deputet ose kryetar i klubit pasi përbën konflikt interesi. 

Ka pasur përplasje të shumta ndërmjet tifo-grupit “Plisat” dhe kryesisë së vjetër. Pakënaqësitë e “Plisave” kanë qenë të ashpra edhe pas emërimit të Bekë Berishës si kryetar i ri i klubit.

“Plisat” kanë kërkuar ndryshime, pasi sipas tyre, klubi po keqmenaxhohet.

Të shtunën është lajmëruar për konferencë për shtyp nga ora 18:00. Konferenca nuk është mbajtur, por takimi me dyer të mbyllura mes “Plisave” dhe zyrtarëve të klubit është duke vazhduar.