Bekë Berisha: Do të punojmë për forcimin e sundimit të ligjit

Ish-deputeti Bekë Berisha, njëherit kandidat në listën e përbashkët zgjedhore të koalicionit AAK-PSD, ka uruar Policinë e Kosovës në 20-vjetorin e themelimit të saj.

Ai tha se t’i shërbesh vendi në një nga institucionet më të besueshme të vendit është nder dhe krenari.

Duke përmendur pagesën e orëve shtesë, pagat e dinjitetshme dhe rritjen e buxhetit për policinë, Berisha tha se kështu do të vazhdojmë të jemi bashkë në forcimin e sundimit të ligjit dhe shtetin e së drejtës.

Postimi i plotë i Bekë Berishës:

Ti shërbesh vendit është nder dhe krenari, këto virtyte i gjen në njërin ndër Institucionet më të besueshme te vendit, Policinë e Kosovës.

Djem e vajza më të mirë të vendit çdo ditë po japin shembull se si mbrohet, shërbehet e sakrifikohet për atdheun.

Pagesa e orëve shtesë, pagat e dinjitetshme, rritja e buxhetit për këtë institucion ishin punët e para qe ndërmori qeveria Haradinaj, kështu do vazhdojmë të jemi bashkë ne forcimin e sundimit te ligjit dhe shtetin e së drejtës.Urime 20 vjetori Krenaria e vendit.

loading…