Bekë Berisha akuzon ministrin Abrashi: I largoi 20 punëtorë nga puna në kohë pandemie, po i zëvendëson me militantë të LDK-së

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha e ka akuzuar ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi se ia ka larguar sot nga puna 20 punëtorë.

Sipas tij, ky largim që vjen në kohë pandemie, është bërë në projektin e BERZH-it për ndërtimin e rrugës Zahaç-Pejë.

Berisha e ka publikuar edhe një vendim, për të cilin thotë se është marrë për shuarjen e Njësive Mbikqyrëse të zbatimit të projekteve.

Ai tutje ka shtuar se, dje, Abrashi ka rithemeluar pot ë njëjtat Njësi Zbatuese të Projekteve, por “kësaj radhe më militant të LDK-së”.

Postimi i plotë i Bekë Berishës:

Minister Abrashi 20 punetorë i paske larguar nga puna sot në kohë pandemie.

I paske marr turr 240 milion projektit Berzh-it të rrugës Zahaq-Pejë.

Me turrin e ledekejcit.

Ministri Abrashi me 24 Korrik ka shfuqizuar vendimet per themelimin e Njesive Zbatuese te Projektit (NJZP) dhe vendimet per transferimin e zyrtareve si dhe ka pushuar veprimtarin e ketyre njesive.

Me kete vendim, ai ka larguar nga puna ne kohe pandemie 20 zyrtare te ketyre njesive, per me teper, dje me 25 Gusht ai ka ri-themeluar po te njejtat Njesi Zbatuese te Projekteve por kesaj radhe me militant LDK-s dhe servil te tjere te afert me te!