Deputeti

Bekë Berisha: AAK-ja aktualisht është 12 për qind, sivjet shkojmë në zgjedhje (Video)

Deputeti Bekë Berisha është shprehur i lumtur me koalicionin parazgjedhor ndërmjet AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate.

Në një deklaratë për Ballkani.info, deputeti i AAK-së ka thënë se kanë kohë që janë në negociata me Nismës për të arritur deri te ky koalicion.

“Personalisht e kam një ndjenjë të mirë për këtë koalicion dhe besoj që Kosovës së shpejti do t’ia japim një qeverisje ashtu siç e meriton, një qeverisje të mirë ku nuk do të ofendohet askush”, ka thënë Berisha.

Ai tutje ka thënë se viti 2024 është vit zgjedhor, duke shtuar se vjeshta mund të jetë koha ideale për këtë proces.

Lidhur me fuqinë elektorale, Berisha thotë se AAK-ja aktualisht i ka 12 për qind të votave, duke shtuar se synojnë shifra edhe më të mëdha pas bashkimit me Nismën. /Ballkani.info/

Më poshtë i gjeni të plotë intervistën me Bekë Berishën: