Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Fiknete Bejta, ka takuar sot qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë.
Ajo thotë të ketë marrë përkrahje të fuqishme për koalicionin me numër 119.
Postimi i plotë i kandidates Bejta:
Në takim me qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Fushë Kosovë. Përkrahje e fuqishmë po i jepet koalicionit AAK-PSD që në ditën e parë të fushatës dhjetëditore, që përfundon me fitoren tonë në 6 tetor.
Qeveria jonë do të jetë e përkushtuar për të gjithë shqiptarët, edhe ata të Luginës. Nuk do t’i gënjejmë me premtime boshe, sikurse ka ndodhur muajve e viteve të fundit. Ne do të punojmë për një zgjidhje politike afatgjatë dhe të qëndrueshme për të gjithë shqiptarët e Luginës.
#54







