Kandidatja për deputete nga radhet e koalicionit AAK-PSD, Fiknete Bejta, po e vazhdon me intensitet të lartë fushatën zgjedhore.
“E shoqëruar nga kandidatët e tjerë të degës së Prishtinës për deputet dhe nga bashkëpunëtorë, sot u prita në familjen Prenku nga Obiliqi, tradicionalisht mbështetëse e AAK-së, si dhe në familjet Avdyli dhe Gjaka nga Prishtina”, ka thënë Bejta.
Sipas saj, nga tereni po shihet një mbështetje si asnjëherë më parë për AAK-në.
“Qytetarët e kanë kuptuar që Kryeministri Haradinaj është garanca më e fortë për shtetin 100%. Fitorja e konceptit 100% në 6 tetor, nuk ka alternativë! #54 #119”, ka shkruar ajo. /Ballkani.info/







