Kandidatja për deputete nga rradhët e AAK-së, Fiknete Bejta ka vizituar familjen Haradinaj.
Ajo ka shprehur me fjalë të mëdha kontributin e familjes Haradinaj në proceset kombëtare.
“Familja Haradinaj simbolizon luftën për çlirim, sakrificën e pashembullt e guximin e pafundëm për të mbrojtur të drejtën tonë për shtet e pavarësi”, ka shkruar Bejta në Facebook.
Më tutje ajo shkroi se do t’i votojnë zgjedhjet e 6 tetorit sepse janë dëshmuar kombëtarisht.
Fiknete Bejta është në listën e koalicionit AAK-PSD dhe mban numrin 54. /Ballkani.info/
loading…







