American Flights

“Bëjnë dashuri me këmbë”, çifti në aeroplan acarojnë udhëtarët (FOTO)

Dy pasagjerë që po udhëtonin në klasin e parë me linjën ajrore “American Flights” kanë shkaktuar zemërim tek të tjerët. Ata dolën këmbëzbathur dhe luanin me njëri-tjetrin gjatë udhëtimit.

Pasagjerja Laura Lakey, e acaruar nga pamja, publikoi disa fotografi në Instagram. Imazhet tregonin ciftin, një burrë dhe një grua, duke prekur këmbët e njëri-tjetrit ndërkohë që gjithë të tjerët po i shikonin.

“Sediljet e klasit të parë – 1000 dollarë”, shkruajti Laura në Instagram duke shtuar se pamja që kishte gjatë gjithë rrugës ia shpifi.

Madje, ledhatimin me këmbë të ciftit e konsideroi “lojë seksi”.