Zyrtarët e Bashkimit Eurpoian sot mblidhen të vendosin për listën e shteteve qytetarët e të cilave do të ju lejohet hyrja në BE. Në listën e shteteve të miratuar është edhe Kosova e Shqipëria. Një listë tjetër do të jetë në tavolinën e diskutimit, vendimi kontrovers është se SHBA’ja është njëri prej shteteve që qytetarët e tyre ju ndalohet hyrja.

Sipas draft listës së shteteve që nga 1 korriku do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të Bashkimit Europian, gjendet edhe Kosova sipas Euronews.

Zyrtarët europian  mblidhen sot ndërsa vendimi pritet gjatë ditës.

Përveç Kosovës nga shtetet e Ballkanit që do të ju lejohet udhëtimi i qytetarëve drejt BE’së gjendet edhe Shqipëria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

Në listën e të lejuarave gjendet edhe Kina ndërsa sipas portalit Euronews do të publikohen edhe lista tjetër e shteteve të ndaluara, e në të është edhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Brazili.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kishin mospajtime në kohën e shpërthimit të pandemisë kur Presidenti Amerikan, Donald Trump, ndaloi hyrjen e udhëtarëve nga BE’ja vendim ky që nxiti protestat e kritikat e europianëve për veprime të ngutshme e unilaterale. Jo shumë kohë më vonë shtetet anëtare për herë të parë dhe atë unilateralisht vendosën të mbyllin kufijtë mes tyre për herë të parë.