Bëhu Babadimër dhe vrapo në ndihmë të familjeve në nevojë

​Sot në mesditë mbahet mini-maratona humanitare Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje’.

Ky është edicioni i tretë i Bëhu babadimër.

“A dëshiron ta ndihmosh një familje në nevojë për t’i festuar me gëzim festat e fundvitit? Është shumë e thjeshtë. Eja çdo ditë në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Aty mund të blesh kostumin e Babadimrit dhe numrin pjesëmarrës për mini-maratonën humanitare ‘Bëhu Babadimër’. Çmimi i kostumit për të rritur 10€euro, për të vegjël 5€ euro ti bëhesh Babadimër dhe i mundëson një familjeje në nevojë të kalojë festat e fundvitit si të gjithë”, thuhet në njoftim.

Mini-maratona humanitare “Bëhu Babadimër” organizohet sot në orën 13:00. Pikënisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”. Sipas organizatorëve në edicionin e tretë do të ketë aktivitete të ndryshme dhe DJ.

Aktiviteti organizohet nga Jusuf Islami dhe OJQ Projekti 5 Cent.