Pas lajmit të sotëm për emërimin e Mentor Hysenit, ish-kandidat i VV-së për deputet, si drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë ardhur mjaft reagime nga kampi ish-opozitar.
Artan Behrami, deputet i PDK-së, ia ka kujtuar Albin Kurtit disa deklarata që i kishte në të kaluarën për ‘dasma në ministri’.
“Shumë shpejt dasmat do t’i organizojë nëpër institucionet e okupuara të Kosovës”, shkroi Behrami.
“Në salla të dasmave nuk ka mbetur më asnjë militant i VV-së”, tha më tej ai, ndërsa Kurti në të kaluarën thoshte se më s’do të ketë dasma nëpër ministri dhe se kusherinjtë janë veç për dasma.







