Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, reagoi ndaj deklaratës së kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me atë që ajo i cilësoi si dezinformata për punën e këtij institucioni
Në një postim në platformën X, Behrami ka kritikuar qasjen e Trendafilovës, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e saj ndaj kritikave publike, në kohën kur ajo flet për sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike
Deputeti i PDK-së e ka shoqëruar reagimin e tij me ironi, duke përmendur edhe formimin e saj në sistemin sovjetik.
“Ah, çfarë ironie! Dikush i arsimuar në sistemin sovjetik, me gjithë theksin rus, duke u ligjëruar kosovarëve për sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike, ndërkohë që, me sa duket, e ka mjaft të vështirë ta tolerojë kritikën publike. Zakonet e vjetra, fjalori i ri”, shkroi deputeti në një postim në X.







