Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar se përmes marrëveshjeve të arritura në dialog me Serbinë po legalizohen strukturat paralele serbe në Kosovë.

Sipas Behramit, në të kaluarën Bashkimi Evropian i kishte pranuar dokumentet e strukturave paralele, por – sipas tij – atëherë Kurti nuk i kishte kundërshtuar. Ai thotë se pas “negociatave sekrete”, sot është arritur deri te legalizimi i dokumenteve dhe strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

“Nga moskundërshtimi kemi kaluar te pranimi, legjitimimi dhe legalizimi i plotë i tyre”, ka shkruar Behrami. Deputeti i PDK-së pretendon se hapi i radhës do të jetë që selia që lëshon dokumentet e këtyre strukturave të mos jetë më në Niš, por në veri të Prishtina, respektivisht në veri të Kosovës. Sipas tij, kjo është pranuar nga Kurti në procesin e dialogut në Bruksel dhe në marrëveshjen e arritur në Ohër.