Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas paraqitjes së kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në seancën gjyqësore ndaj Faton Klinakut e Nuredin Selmanit.
Sipas Behramit, Kurti është gjithmonë i gatshëm të dëshmojë në gjykatë kundër njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kundër njerëzve të UÇK-së, Albin Kurti gjithmonë është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë! Për afera korruptive, për të amnistuar krimet ekonomike, nuk i përgjigjet drejtësisë”, thuhet në postimin e Behramit në Facebook.
Kurti ishte i pranishëm sot në seancën fillestare ku të akuzuar janë Faton Klinaku e Nuredin Selmanit.







