Behramaj: Mungesa Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre

Këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka komentuar rreth seancës që është duke u mbajtur për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverinë.

Behramaj ka shkruar se është e qartë se mungesa e presidentit Thaçi në Kuvend, vërehet më shumë se prezenca e tij.

Ky koment i Behramajt vjen pasi që, në vazhdimsi po përmendet presidenti Thaçi, nga kryeministri Kurti, i cili ka akuzuar edhe sot atë pë tentim puçi ndaj Qeverisë.

Ai tutje ka shkruar se gjysma e këtij Kuvendi janë bërë deputetë janë bërë duke u marrë me Thaçin.

“Është e ditur që mungesa e Hashim Thaçit në Kuvend vërehet më shumë se prezenca e këtyre. Është e ditur edhe që gjysma e këtij Kuvendi, duke u marrë me Hashim Thaçin janë bërë deputetë. Por, nuk ka qenë e ditur që mungesën e tij po e ndjejnë kaq shumë edhe këta vetë!”, ka shkruar Beramaj në Facebook