Behramaj: Le t’i grahin derisa të kthehet Thaçi, nuk do t’iu zgjasë gjatë

Adil Behramaj, ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj lëmshit politik në Kosovë.

Behramaj thotë se lidershipi i tanishëm nuk po del zot vendit teksa vëmendjen e kanë vetëm tek vetëm zhvatja e posteve politike.

Teksa flet për Hashim Thaçin, thotë se ishte personi që shtyente proceset përpara dhe merrej me secilin për të arritur deri te kompromisi politik.

Postimi i plotë:

Drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet. Me ndonjë përjashtim të vogël, fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lëmsh politik. Ai që i shtynte proceset përpara, që i ruante balancat politike dhe që ishte në gjendje të merrej me çdonjërin për të arritur deri te kompromisi politik, përkohësisht nuk është këtej. Le t’i grahin këta sa të munden, deri sa të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’ju zgjasë shumë gjatë!