Behramaj: Kurti edhe pas 100 ditëve si kryeministër nuk ka mësuar të qeverisë

Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë që edhe pas 100 ditëve si kryeministër, Albin Kurti ende nuk ka mësuar të qeverisë.

Beharamaj ka shkruar kryeministri Kurti nuk është mësuar të qeverisë edhe pse i ka bërë 100 ditë si kryeministër.

Tutje ka shtuar se Kurti ende thirret në rezultatet e 14 shkurtit si sukses të vetmin të tij.

“Albin Kurti i bëri 100 ditë si kryeministër dhe ende nuk u mësua të qeverisë. Në mungesë të rezultateve, ai edhe pas 100 ditësh vazhdon të thirret në rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit si sukses të vetmin të tij”, ka thënë Behramaj.

Postimi i plotë:

Albin Kurti i bëri 100 ditë si kryeministër dhe ende nuk u mësua të qeverisë. Në mungesë të rezultateve, ai edhe pas 100 ditësh vazhdon të thirret në rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit si sukses të vetmin të tij. Përndryshe, suksesi më i madh i tij si kryeministër është thyerja e rekordit të Qeverisë Kurti 1, nga 50 në 100 ditë.