Behramaj kujton se si para 27 vitesh Serbia të njëjtën ditë bastisi shtëpinë e Thaçit dhe Veselit

Adil Behramaj, këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar vitin 1993, kur policia serbe kishte bastisur të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. E njëjta gjë po ndodhë edhe sot, kësaj radhe nga Specialja.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në atë kohë të dytë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Ai në këtë kontekst, ka thënë se gati tri dekada pas, ende nuk po ndalen përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së.

Postimi i plotë:

Ka qenë viti 1993, kur policia serbe kishte bastisur në të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. Dytë në atë kohë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, 27 vjet pas, sërish po bastisen përnjëherë shtëpitë e tyre. Por, atëherë i kërkonin për t’i arrestuar. Ndërsa, këta tjerët po kërkojnë material për t’i gjykuar. As pas gati tri dekadave nuk reshtën përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së!.