Behramaj: Debati rreth Gërvallës i konvenon Kurtit pasi ia mbulon dështimet

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, thotë se debati rreth deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, i konvenon kryeministrit Albin Kurti pasi ia mbulon dështimet në menaxhimin e pandemisë.

Behramaj thotë se Kosova qëndron më së keqi në rajon sa i përket vaksinimit.

Postimi i plotë:

Prej ditës kur Albin Kurti është votuar si kryeministër e deri më sot, nga COVID-19 kanë vdekur 422 qytetarë të Kosovës. Jemi shteti i fundit në rajon me fushatën e vaksinimit dhe sigurimin e vaksinave. Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë vaksinë si shtet, përpos që ka përfituar pak prej programit të COVAX-it. Edhe shteti më i dështuar i Ballkanit Perëndimor, Bosnje e Hercegovina, qëndron më mirë se ne.

Albin Kurtit i konvenon debati për sjelljen skandaloze të Ministres së Jashtme, e cila sigurisht që nuk meriton të qëndrojë më asnjë ditë ministre. I konvenon, sepse përkohësisht po ia mbulon dështimet tjera dhe kjo është arsyeja pse ai po fshihet!