Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli është takuar me homologët e tij nga EBA, Somalia, Afganistani dhe Rumania.
Sipas njoftimit nga kjo ministri është diskutuar mbi rritjen e bashkëpunimit me këto vende transmeton Ballkani.info
Gjatë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Republikës së Kosovës në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që ka hapur punimet sot në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vend nikoqir i këtij takimi, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar disa takime me homologë të tij nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje.
Pacolli, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
“Kënaqësi ta takojë mikun tim të mirë, Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, dhe të diskutojë me të mbi marrëdhëniet e shkëlqyeshme, që gëzojnë Kosova dhe Emiratet e Bashkuara. Ne, do ta forcojmë partneritetin tonë në ekonomi dhe tregti nëpërmjet projekteve konkrete, që do të jenë të dobishme për të dy vendet tona”, ka thënë Pacolli.
Në margjina të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, Ministri i Jashtëm, Pacolli është takuar edhe me homologun e tij nga Somalia, Ahmed Isee Aëad, ministrin e jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani, dhe me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu.







