Behgjet Pacolli reagon për vetëvrasjen e 20 vjeçares nga Deçani: Folni më shumë për depresionin

Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli u ka shprehur ngushëllime familjarëve të vajzës që kreu vetëvrasje gjatë ditës së djeshme, ngjarje kjo që tronditi tërë vendin.

Pacolli tha se është prekur shumë nga rasti i Heroinës dhe tha se të rinjtë duhet të jenë të hapur për problemet që i shqetësojnë, e në veçanti depresionin.

Pacolli tha se është emocionuar nga ky rast, si prind që është dhe se nuk duhet lejuar humbja e të rinjve.

‘ Të rinjtë e Kosovës janë të mrekullueshëm. Ne nuk mund të lejojmë t’i humbasim’, shkroi Pacolli.

Ky është postimi i plotë i Pacollit: 

‘Dua të shkruaj disa fjalë për rastin tragjik në Gllogjan të Deçanit. Heroina, një studente e dalluar, 20-vjeçare, zgjodhi t’i jepte fund jetës së saj. Zoti e di pse? Depresioni, si shkaku më i zakonshëm i vetëvrasjes, është diçka që duhet të merret më seriozisht. Psikologët duhet të jenë gjithmonë në dispozicion për të rinjtë. Duhet të flitet më shumë për këtë temë në shkollë dhe në shoqëri. Të rinjtë e Kosovës janë të mrekullueshëm. Ne nuk mund të lejojmë t’i humbasim. Kjo fytyrë e bukur nuk duhet të harruar. Jeta është e shtrenjtë! Familjes Mehmetaj i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta. Si prindër që jam, jam shumë i emocionuar nga ky rast.