Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka thënë se partitë politike duhet të kenë qëndrim të qartë për Presidentin.

Pacolli përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se Kosova e ka presidentin e saj.

“Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë …
Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin!

Tani është momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politik njëherë e përgjithmonë të lënë anash interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit.
Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.