Biznesmeni kosovar

Behgjet Pacolli lajmërohet nga Mongolia, tregon për hotelin luksoz që do të hapet në mars 2024

Behgjet Pacolli sot është lajmëruar nga Mongolia, duke treguar se në kryeqytetin Ulan Bator ka vëzhguar përfundimin e përgatitjeve për hapjen e hotelit luksoz Swissdiamont hotel Ayan Zalaat.

Pacolli ka thënë se ky hotel prtitet që të hapet në fillim të marsit 2024 dhe se ka marrë vlerësim “The Leading Hotels of the World”.

“Sot në Ulan Bator, kryeqytetin e Mongolisë me zhvillim dinamik, kam vëzhguar përfundimin e përgatitjeve për hapjen e hotelit luksoz SWISSDIAMONT HOTEL Ayan Zalaat. Ky hotel pritet të hapet në fillim të marsit 2024 dhe tashmë ka marrë vlerësimin e lartë dhe eshte pjesë  e “The Leading Hotels of the World.”, ka shkruar Pacolli.