Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli është rikthyer në Zvicër vetëm katër ditë pasi që kishte ardhur në Kosovë dhe ardhja e tij u bë problem shtetëror.
Ai u kërcënua edhe me arrestim nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sot kam udhëtuar për në Zvicër për t’u bashkuar me familjen time pasi në kufizimet aktuale në Kosovë, fëmijët e mi nuk mund të më bashkohen në shtëpinë time në Prishtinë. Shpresoj së shpejti ta kalojmë këtë pandemi dhe jeta jonë të kthehet në normalitet”, ka shkruar Pacolli. /Ballkani.info/







