Pronari i Mabetexit

Behgjet Pacolli kërkon kosovarë që të punojnë në një vend të Afrikës, shihni profilet që i duhen

Kryetari i AKR-së dhe pronari i kompanisë Mabetex, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar punëtorë kosovarë që të punojnë në një vend të Afrikës Juglindore.

Ai i ka publikuar disa nga profilet që po i kërkon kompania e tij, duke nisur nga inxhinierë ndërtimi, ekspertë të logjistikës, IT, etj, shkruan Ballkani.info.

Nëse jeni të interesuar të punoni në Afrikë, lexojeni postimin e plotë të Pacollit:

Me miqtë e mi në fb, e ndaj këtë informacion;

Një nga kompanitë e grupit Mabetex kërkon bashkëpunëtor per një vend ne Afrikën juglindore

“Nga  Janari i vitit të ardhshëm do të nisë zbatimi i një projekti të madh turistik në një vend të Afrikës Juglindore.

Në fazën e parë kompania jonë do të formojë nje grup pune që do të zbatojnë këtë projekt ndërtimi dhe për këtë kërkojmë kandidatë profesionistë dhe dinamikë;

2 inxhiniere ndertimi per monitorimin e punimeve ne baze te projektit dhe dinamikës kohore,

2 kontabiliste për  regjistrimin e ecurive  te punimeve vleren e te cilave e konvertojne ne njesi monetare.

1 Ekspert i logjistikës

(transport, magazinim dhe  shpërndarje),

1 inxhinier elektrik , (tensioni , lartë dhe i ulët),

1 ekspert i IT (domotikë)

2 Inxhinier – Teknik

Sanitar (ujë, kanalizime, ventilim, ngrohje),

1 depozitues industrial,

Janë të garantuara;

paga e mire

Akomodimi, ushqimi, veshja e punës, sigurimi ndaj aksidenteve në punë dhe biletat e avionit (vajtje-ardhje nga vendi i punës, një biletë në vit) si dhe formalitetet e lejes së punes dhe qëndrimit.

Kontrata është bëhët   për 1 vit me mundësi vazhdimi,

Periudha e provës, 3 muaj.

Kandidatët duhet të aplikojnë me postë elektronike në Mabetex Holding Prishtina;

[email protected],

përmes

– Letër aplikimi,

– Corriculum Vitae (CV)

– Foto ( format pasaporti)

– Certifikatat e deshmisë profesionale,

(Trajtimi diskret i kandidatëve është i garantuar),

Pas perzgjedhjes do te kerkohet edhe certifikata juridike.

Konkursi mbetet i hapur deri me 15/ Janar 2024”