Behgjet Pacolli: Gjilani mbetet bastion i fortë i AKR-së

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka takuar drejtuesit e forumeve të ndryshme të AKR-së në Gjilan, duke përfshirë gratë, të rinjtë, këshilltarët komunal, drejtorë dhe aktivistë.

Ai tha se Gjilani do të mbetet një bastion i fortë i AKR-së.

“AKR ka bërë shumë për Gjilanin gjatë kësaj periudhe të shkurtër, duke siguruar investime në sektorin e ujërave siç është penda e Perlepnices, në sektorin e teknologjisë informative në shumë shkolla dhe qendra të mjekësisë familjare dhe në sektorin energjetik duke shndërruar spitale e universitete në objekte efiçiente.Faleminderit Gjilani!” ka shkruar Pacolli.

loading…