Behgjet Pacolli ftohet për rastin e inaugurimit të presidentit Joe Biden

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është ftuar të jetë pjesëmarrës për rastin e inaugurimit të presidentit të 46-të të SHBA’së, Joe Biden.

Diçka të tillë ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Naim Murseli, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

“Javën e kaluar kam pranuar ftesën e z. Behgjet Pacolli dhe zonjës Pacolli për inagurimin e Presidentit Joe Biden, në të cilin ishin të ftuar si mysafirë nga miqtë tonë demokrat. Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është një dhuratë nga Zoti!”, ka deklaruar ai.