Behgjet Pacolli falënderon Jacques Attalin që mbështeti Kosovën

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Paris ka takuar njërin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, Jacques Attali.

Pacolli e ka falënderuar atë për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, duke e quajtur gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Millosheviqit, si aktin më të rëndë racist të kryer nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

“Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook.

loading…