Te rreth rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, në Podujevë është përuruar memoriali “Shqiponja”.
Ky përurim bëhet në 20 vjetorin e çlirimit.

Kjo shqiponje gjendet vetëm 5 km nga pika kufitare me Serbinë në Merdarë, në hyrje të Podujevës.

Në këtë përurim kanë marr pjesë figura të njohura si, komandanti i zonës operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi dhe figura që njihen për angazhimin e tyre kombëtar si Marin Mema, përcjell Ballkani.info.

Iniciues i Monumentit është Florent Hasani ndërsa është realizuar nga biznesmeni llapjan, Muhamet Hasani./Ballkani.info/