Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person, i cili dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht një shtetas të huaj.

Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Besi, Prishtinë 06.09.2020 – 01:45.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas i huaj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.