Bëhet flokëkuqe, Marina Vjollca merr vëmendje me ndryshimin e ri

Prezantuesja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, është një nga emrat më të përfolur në showbizin rozë.

Kjo për shkak të paraqitjeve që bën në rrjete sociale, me anë të të cilave merr vëmendje të madhe.

E tillë është shfaqur edhe në një postim të fundit, ku shihet me një ndryshim në dukje.

Foto: Instagram

Ajo është shfaqur me një kostum ngjyrë kafe, ndërkohë që ka bërë flokët e kuqe.

Me flokë të kuqe e balluke, nëna e një vajze ka bërë që të marrë komplimente të shumta.

Foto: Instagram

Marina përndryshe ka bërë rikthimin në ekran me sezonin e radhës të emisionit “Klanifornia”.

Ajo përgjatë kësaj kohe ka qenë më e fokusuar në jetë private, pasi u bë nënë për herë të parë. /Telegrafi/

Foto: Instagram