Bëhet e ditur se a do të ketë shtrenjtim të rrymës për kategoritë e bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ua ka bërë me dije bizneseve se nuk pritet shtrenjtimi i energjisë elektrike për këtë kategori.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Rukiqi shkruan se nuk pritet rritja e tarifës energjetike për kategorinë e bizneseve, pas shume pyetjeve të pranuara.

“Pas shume pyetjeve nga bizneset, për çështjen e rritjes të tarifës së energjisë elektrike, një përgjigje e shkurtë:

– Nuk pritet të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike, për kategorinë e bizneseve”, ka shkruar ai.

Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

ZRRE thotë se nuk ka nevojë për rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë deri në 600 kWh energji elektrike në muaj.