Bëhet e ditur gjendja shëndetësore e të plagosurit në Deçan

Sot rreth orës 15:15 pas disa të shtënave me armë në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan, një person ka mbetur i plagosur.

Këtë e ka konfirmuar policia e Pejës, të cilët kanë thënë se i plagosuri është dërguar në QKMF në Deçan ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Informacione mbi gjendjen të plagosurit kanë dhënë nga spitali.

“Personi i plagosur është pranuar në Spitalin e Pejës, gjendja e tij është jashtë rrezikut peë jetë dhe është dërguar në repartin ortopedik në spital”, ka thënë zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.